Maduro reagon ndaj grusht shtetit të ri në Venezuelë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89096-maduro_reagon_ndaj_grusht_shtetit_të_ri_në_venezuelë
Presidenti i Venezuelës në reagim ndaj grusht shtetit të ri në këtë vend, deklaroi se forcat e sigurisë kanë zbuluar dhe neutralizuar komplotin për një grusht shtet të ri në këtë vend që përfshinte edhe vrasjen e tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 27, 2019 18:14 Europe/Tirane
  • Maduro reagon ndaj grusht shtetit të ri në Venezuelë

Presidenti i Venezuelës në reagim ndaj grusht shtetit të ri në këtë vend, deklaroi se forcat e sigurisë kanë zbuluar dhe neutralizuar komplotin për një grusht shtet të ri në këtë vend që përfshinte edhe vrasjen e tij.

Nikolas Maduro, presidenti i Venezuelës, të mërkurën në reagim ndaj grusht shtetit të ri në Venezuelë kundër tij, deklaroi: “Ne kemi arrestuar një grup fashist të përbërë nga terroristë që synonin të kryejnë grusht shtet kundër popullit të Venezuelës dhe demokracisë së këtij vendi dhe kemi neutralizuar komplotin e tyre”.

Presidenti i Venezuelës tha: “Forcat e sigurisë së këtij vendi kanë arritur edhe njëherë të zbulojnë dhe neutralizojnë iniciativën për kusht shtet të opozitarëve që përfshinte vrasjen e time dhe të personaliteteve politike të këtij vendi dhe vendosjen e një ish-oficeri të ushtrisë në postin e presidentit të këtij vendi”.

Jorge Rodríguez, ministri i telekomunikacionit dhe informimit të Venezuelës, të mërkurën bëri të ditur neutralizimin e një komploti për grusht shtet të ri ushtarak nga ana e forcave të sigurisë së këtij vendi.

Rodriguez tha se puçistët kishin programuar të pushtojnë depot e armatimeve dhe municionit në aeroportin e Karakasit, në kryeqytetin e Venezuelës dhe gjithashtu synonin të lirojnë nga burgu Raul Badula, ish-ministrin e mbrojtjes së Venezuelës dhe ta shpallin atë si president të këtij vendi.