Takimi i Vienës hap përpara por i pamjaftueshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89128-takimi_i_vienës_hap_përpara_por_i_pamjaftueshëm
Abas Eragçi zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se evropianët kanë konfirmuar se mekanizmi i planifikuar i INSTEX tani është "operacional" dhe transaksionet e para janë tashmë të përpunuara. Megjithatë, zyrtari iranian shtoi se kjo ishte ende e pamjaftueshme për shkak se vendet evropiane nuk po blinin naftë iraniane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2019 03:30 Europe/Tirane
  • Takimi i Vienës hap përpara por i pamjaftueshëm

Abas Eragçi zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha se evropianët kanë konfirmuar se mekanizmi i planifikuar i INSTEX tani është "operacional" dhe transaksionet e para janë tashmë të përpunuara. Megjithatë, zyrtari iranian shtoi se kjo ishte ende e pamjaftueshme për shkak se vendet evropiane nuk po blinin naftë iraniane.

"Për INSTEX që të jetë i dobishëm për Iranin, evropianët duhet të blejnë naftë ose të marrin parasysh linjat e kredisë për këtë mekanizëm, ndryshe INSTEX nuk është ajo që ne presim," tha ai. Mekanizmi tregtar u krijua vitin e kaluar pas tërheqjes nga JCPOA të SHBA. Franca, Gjermania dhe Britania po punojnë për INSTEX me muaj, pa e bërë atë funksionale, duke e lënë Iranin të pyeste nëse ata janë serioz në lidhje me këtë ide. Një diplomat evropian ka konfirmuar se mekanizmi i drejtpërdrejtë i pagimit ishte tani funksional por Franca, Britania dhe Gjermania, të njohura si E3, ende nuk kanë bërë një njoftim zyrtar. Në një deklaratë të përbashkët të premten, Austria, Belgjika, Finlanda, Hollanda, Sllovenia, Spanja dhe Suedia thanë se po punonin me E3 për të zhvilluar mekanizma tregtar. Eragçi tha se të gjitha palët në Vienë kishin rënë dakord të zhvillonin një takim ministror "shumë shpejt". Zëvendësministri i jashtëm i Iranit thotë se në bisedimet e Vjenës që kanë për qëllim shpëtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore janë bërë progrese, por kërkesat e Republikës Islamike ende nuk janë plotësuar. "Ishte një hap përpara, por ende nuk është e mjaftueshme dhe nuk i përmbush pritjet e Iranit", deklaroi Abas Eragçi pas pothuajse katër orësh bisedimeve me diplomatë të lartë nga Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia. Të premten, nënshkruesit e mbetur të marrëveshjes bërthamore u takuan në kryeqytetin austriak, si një përpjekje e fundit për të shpëtuar marrëveshjen pasi SHBA u tërhoq vitin e kaluar. Kornila Mir ekspert për cështjet politike lidhur me takimin e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vienë ka thënë: Iranianët në Vienë u kanë bërë të ditur evropianëve se këtej e tutje nuk mund të zbatojnë të vetëm zotimet në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Duke pasur parasysh deklaratën përfundimtare të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vienë dhe qëndrimet e palëve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje për garantimin e interesave ekonomike të Iranit, takimi i Vienës konsiderohet një hap përpara mirëpo kanë mbetur shumë punë për tu bërë. Viena edhe nga aspekti politik i ka përcjell mesazh Amerikës se politikat e Uashingtonit kundrejt marrëveshjes bërthamore nuk janë të pranueshme për palët e tjera të mbetura në këtë marrëveshje.Daril Kimbal ekspert i cëhstjeve për kontrollimin e armëve në Amerikë thotë: Takimi i Vienës është një hap i drejtë dhe ndëshkim i politikave amerikane nga ana e Evropës, Kinës dhe Rusisë. Ky takim është përqëndruar në premtimet e dhëna për heqjen e sanksioneve kundër Iranit. Ajo që garanton ruajtjen e marrëveshjes bërthamore është zbatimi i premtimeve të dhëna në takimin e Vienës dhe se evropianët të mund të vazhdojnë tregtinë e tyre me Iranin përkundër vullnetit të Amerikës. Cdo mosfunksionim i INSTEX do të ketë pasoja dhe në të tilla kushte janë evropianët ata që janë përgjegjës për cdo zhvillim të ri sepse Irani i vetëm nuk mund të mbajë barrën e shpenzimeve të daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore.