Ushtria kombëtare e Libisë sulmon anijet turke
(last modified Sat, 29 Jun 2019 06:00:33 GMT )
Qershor 29, 2019 08:00 Europe/Tirane
  • Ushtria kombëtare e Libisë sulmon anijet turke

Zëdhënësi i forcave të ushtrisë kombëtare të Libisë të drejtuar nga gjeneral Khalifa Haftar, bëri të ditur urdhrin për të sulmuar anijet turke që ndodhen në ujërat territoriale të Libisë.

Sipas një raporti të Sky News, Ahmed Mesmari vuri në dukje se përveç sulmit ndaj anijeve është dhënë urdhri edhe për arrestimin e shtetasve turq në Libi. Ai gjithashtu tha se ushtria kombëtare e Libisë e ka shpallur të ndaluar dërgimin e mallrave nga Turqi dhe për këtë paralajmëroi se çdo avion turk i transportit të mallrave që synon të ulet në aeroportin e Tripolit do të konsiderohet si avion agresor. Ushtria kombëtare e gjeneral Khalifa Haftar i cili ka mbështetjen e Arabisë Saudite, Egjiptit dhe EBA nga lindja e Libisë është duke avancuar për në veri të vendit. Libia përballet me trazira që nga viti 2011 kur u rrëzua ish regjimi diktatorial i Muamer Gadafit.

 

 

Tags