Putin: Ne kemi politikë në formë pasqyre
Vladimir Putin ka deklaruar se veprimet e Rusisë ndaj partnerëve të huaj gjithnjë do të jetë në formë pasqyre dhe ashtu si do të sillen ata me Rusinë, edhe Rusia do të sillet me ata në mënyrë të njëjtë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se presidenti i Rusisë në konferencën për shtyp gjatë margjinave të samitit të Grupit-20, deklaroi: “Unë dëshiroj t’u tërheq vëmendjen tuaj në këtë çështje se veprimet tona ndaj partnerëve tanë kanë qenë reciproke dhe ne me të gjitha palët do të kemi marrëdhënie në formë pasqyre”.
Putin në vazhdim tha: “Rusia nuk synon të zhvillojë kurrfarë agresioni ndaj askujt dhe ndaj asnjë vendi”. Kjo deklaratë e Putin është bërë në përgjigje ndaj deklaratave të kryeministres britaneze Thereza May e cila ka thënë: “Rindërtimi i marrëdhënieve me Federatën e Rusisë është i pamundur deri në kohën kur Moska të vazhdojë politikat agresive të saj”.
Putin në këtë konferencë për shtyp ka thënë: “Unë dëshiroj t’u them juve se ne nuk synojnë veprim agresiv ndaj asnjë vendi ose ndaj askujt”.
Vladimir Putin gjatë margjinave të samitit të Grupit-20 ka deklaruar se ne ndaj partnerëve tanë të jashtëm do të sillemi pikërisht në atë mënyrë që ata sillen me ne.
Vlen të theksohet se presidenti i Rusisë dhe presidenti i SHBA-ve janë takuar më 28 qershor gjatë margjinave të samitit G-20 në Osaka të Japonisë. Negociatat e dy liderëve kanë zgjatur një orë. Sipas Sergei Lavrov, ministrit të punëve të jashtme të Rusisë, të dy palët gjatë këtij takimi kanë biseduar në lidhje me çështjet e stabilitetit strategjik në botë. Putin me këtë rast e ka ftuar presidentin e Amerikës për një vizitë në Rusisë me rastin e paradës së fitores në vitin 2020.