Akordi i arritur nga BE në kuadër të G-20
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89154-akordi_i_arritur_nga_be_në_kuadër_të_g_20
Tregti botërore mund të bëhet edhe kundër vullnetit të presidentit Trump. Me përfundimin e marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës Jugore, të njohura si vendet e “Mercosur” i demonstrohet presidentit Trump, se kursi i tij është i gabuar. Në një kohë që pjesa tjetër e botës i rrëzon barrierat tregtare dhe hap tregje të reja, Trump izolohet me dogana.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2019 03:20 Europe/Tirane
  • Akordi i arritur nga BE në kuadër të G-20

Tregti botërore mund të bëhet edhe kundër vullnetit të presidentit Trump. Me përfundimin e marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës Jugore, të njohura si vendet e “Mercosur” i demonstrohet presidentit Trump, se kursi i tij është i gabuar. Në një kohë që pjesa tjetër e botës i rrëzon barrierat tregtare dhe hap tregje të reja, Trump izolohet me dogana.

Në samitin e G20 në Osaka, presidenti që ndjek rrugën unilaterale, tregoi, se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga doganat ndëshkuese. Ato janë kthyer në instrumentin më të dashur të diplomacisë së çekiçit. Ende ky instrument ka efekt, sepse SHBA janë të forta ekonomikisht dhe mund t’ia lejojnë vetes këto dogana importi, që në fund të fundit i paguan konsumatori amerikan. Por nëse koniunktura bie, situata mund të ndryshojë shpejt. Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron ndërkohë, nga ndikimet negative në ekonominë botërore. Muret e izolimit do të kenë shpejt efekt negativ. BE dhe shtetet e Mercosur” ndjekin një rrugë tjetër e këtë e treguan në samit. Me ujdinë e arritur, që u negociua gati 20 vjet, ato tregojnë, se bashkëpunimi ndërkombëtar vërtet nuk është i lehtë, por është i mundur edhe në kohët e Trump dhe kundër vullnetit të qeverisë amerikane.