Trump thekson përditësimin e qendrave dhe armëve bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89197-trump_thekson_përditësimin_e_qendrave_dhe_armëve_bërthamore
Një prej politikave të rëndësishme të presidentit amerikan Donald Trump është forcimi i kapacitetit bërthamor të Amerikës. Gjatë administratës së Trump, janë akorduar buxhete të mëdha për rinovimin dhe përditësimin e qendrave dhe armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 01, 2019 20:22 Europe/Tirane
  • Trump thekson përditësimin e qendrave dhe armëve bërthamore

Një prej politikave të rëndësishme të presidentit amerikan Donald Trump është forcimi i kapacitetit bërthamor të Amerikës. Gjatë administratës së Trump, janë akorduar buxhete të mëdha për rinovimin dhe përditësimin e qendrave dhe armëve bërthamore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump në qëndrimin më të fundit të tij më 30 qershor, ka deklaruar se Amerika po mundohet të ngrejë kapacitetin bërthamor dhe të prodhojë armë të reja. I ndodhur në bazën ajrore Auson në afërsi të Seulit kryeqytetit të Koresë së Jugut, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë; Ne jemi duke u rindërtuar dhe përmirësuar plotësisht dhe në disa raste po arrijmë në armë të reja bërthamore. Ne kurrë nuk dëshirojmë t’i përdorim ato, mirëpo kemi numrin më të madh dhe më të mirë në botë. Donald Trump në këtë deklaratë kontradiktore në fillim ka thënë se Amerika nuk do t’i përdorë të tilla armë, por më pas shtoi se forcat amerikane duhet të kenë fuqi dërrmuese dhe shpresoi që mos të përdorin të tilla armë. Sipas statistikave Amerika posedon 3800 armë bërthamore prej të cilave 1750 janë të instaluara në raketat balistike dhe në raketa që transportohen nga bombarduesit strategjikë he 2050 armë bërthamore i mbanë në formë rezervë. Amerika gjithashtu posedon 150 bomba atomike të tipit B-61 në bazat e saj në Belgjikë, Itali, Gjermani, Turqi dhe Hollandë. Donald Trump qartazi mundohet të zhvillojë dhe forcojë armët dhe qendrat bërthamore të Amerikës. Nga pikëpamja e Uashingtoni rinovimi dhe përmirësimi i armëve atomike është një prej mjeteve më të rëndësishme për të ushtruar presione dhe për fuqinë preventuese. Trump pasi ka vënë në dukje ulje e kapacitetit të Amerikës për prodhimin e armëve bërthamore ka thënë se kjo gjendje duhet ndryshuar. Kjo nënkupton se Amerika po mundohet seriozisht të shtojë dhe rinovojë armët atomike duke bërë testime të reja bërthamore. Për këtë arsye në buxhetin ushtarak të Amerikës për vitin 2019 është përcaktuar shuma 24 miliard dollarë për rinovimin e armëve bërthamore. Trump në vitin e parë të presidencës së tij d.m.th. në vitin 2017, mori vendim për prodhimin e kokave të reja bërthamore dhe për këtë akordoi një buxhet të madh. Në dokumentin e rishikimit të situatës bërthamore në Amerikë NPR, i cili është publikuar në shkurt të vitit 2018, qeveria Amerika ka hartuar programe për prodhimin e armëve atomike sidomos të bombave të vogla atomike. Qeveria Trump ka ndërmarrë një program aktiv për prodhimin e armëve strategjike bërthamor të Amerikës. Trump është i vendosur në strategjinë e “ goditjes së parë atomike” si një opsion jetik dhe kjo do të thotë së bota do të vazhdojë të përjetojë ankthin e një sulmi të mundshëm atomik dhe kërcënimit të hapur ndaj vendeve të tjera të botës sidomos ndaj Rusisë dhe Kinës. Kjo pikëpamje e Trump është shprehur qartazi edhe në dokumentin e rishikimit të situatës bërthamore në Amerikë. Michaela Dodge, analiste e njohur thotë: Ky dokument ka ngjallur dyshime të shumta lidhur me veprimet e mundshme hakmarrëse të Amerikës. Amerika haptazi kërcënon vendet e tjera dhe ajo me pretekstin gjoja të mbrojtjes së vetes dhe të partnerëve të saj mund të ndërmarrë çdo sulm bërthamor. Me padyshim kjo politikë e Donald Trump bie ndesh me traktatin NPT që synon ndalimin e përdorimit dhe shkatërrimin e armëve bërthamore. Aktivistë për kontrollimin e armatimeve pasi kanë kritikuar ashpër veprimtarinë bërthamore të Amerikës, janë shprehur të shqetësuar se kjo situatë mund të përfundojë me një luftë bërthamore. Në realitet politikat bërthamore të qeverisë Trump janë akoma edhe më luftënxitëse se doktrina bërthamore e Barack Obamës.