Problemet shëndetësore të kancelares gjermane
(last modified Tue, 02 Jul 2019 07:04:08 GMT )
Korrik 02, 2019 09:04 Europe/Tirane
  • Problemet shëndetësore të kancelares gjermane

Tashmë është e qartë se kancelarja gjermane po përballet me një problem serioz shëndetësor.

Për herë të dytë brenda 15 ditëve, Angela Merkel u kap në gjendje "ethesh" në një takim me Presidentin ,Frank-Walter Steinmeier. Ashtu si në pritjen me presidentin  e Ukrainës, kancelarja gjermane filloi të dridhej dhe u përpoq të kontrollonte lëvizjet e duarve të saj për një orë me radhë. Merkel, 64 vjeçe, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Ministres së re të Drejtësisë në këtë vend, Christine Lambrecht. Në rastin e parë stafi i kancelares e konsideroi gjendjen vetëm një dehidratim, por kjo situatë e përsëritur edhe këtë herë i shton ndjeshëm dyshimet për probleme të mundshme shëndetësore të kancelares Merkel. Videoja u publikua fillimisht nga Euroneës, por shumë shpejt u bë kryelajm i gazetave europiane dhe jo vetëm. Pavarësisht gjithçkaje, zëdhënësja e kancelares konfirmoi se Merkel do të marrë pjesë në takimin e radhës të G20 në Osaka të Japonisë. "Çdo gjë do të ndodhë sipas programit. Kancelarja është  mirë. "