Johnson: Bashkëpunimi me Iranin është opsioni më i mirë
Ish ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, që aktualisht është kandidat për postin e kryeministrit, ka deklaruar se bashkëpunimi me Iranin është opsioni më i mirë për Londrën dhe rajonin.
Boris Johnson, në një intervistë për agjencinë Reuters të lajmeve pa përmendur vonesat dhe moszbatimin e zotimeve të marrëveshjes bërthamore nga pala evropiane, këtë marrëveshje e ka cilësuar të brishtë dhe për këtë i ka sugjeruar qeverisë iraniane të reflektojë për parandalimin e shkatërrimit të mëtejshëm të marrëveshjes bërthamore dhe të zbatojë zotimet e saj. Johnson deklaroi se marrëveshja bërthamore është garantuese e mirë për marrëdhëniet mes Iranit, Evropës dhe Amerikës dhe nëse Irani merr vendim të heqë dorë nga vetëpërmbajtja aktuale dhe të ecë në kuadër të pasurimit të uraniumit, ai hedh hap të gabuar. Ditën e hënë, Irani në reagim ndaj vonesave dhe moszbatimit të zotimeve nga ana e Evropës në kuadër të marrëveshjes bërthamore, duke u mbështetur në paragrafin 36 të kësaj marrëveshjeje ka tejkaluar kuotën 300 kg të prodhimit të uraniumit të pasuruar në gradë të ulët, hap ky që nuk është shkelje e marrëveshjes bërthamore.