Putin nënshkruan pezullimin e traktatit INF
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89268-putin_nënshkruan_pezullimin_e_traktatit_inf
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin e Forcave Strategjike Bërthamore (INF), njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Korrik 05, 2019 07:35 Europe/Tirane
  • Putin nënshkruan pezullimin e traktatit INF

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin e Forcave Strategjike Bërthamore (INF), njoftoi shërbimi i shtypit i Kremlinit.

"Unë urdhëroj ... të pezullohet zbatimi i Traktatit midis Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për eliminimin e raketave të tyre me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi nga 8 dhjetori 1987, derisa Shtetet e Bashkuara të korrigjojnë shkeljet e angazhimeve të tyre nën Traktatin në fjalë ose deri në përfundimin e saj ", thuhet në dekretin e Putinit. Më parë, Presidenti rus Vladimir Putin theksoi se të gjitha propozimet e mëparshme të Rusisë mbeten në tryezë. Megjithatë, ai i udhëzoi autoritetet e vendit që të mos fillonin bisedime të reja me Uashingtonin lidhur me këtë çështje. Traktati ndalon të gjitha raketat e nisura nga toka, konvencionale ose bërthamore, me rreze prej 310 deri në 3,400 milje. Amerika i tha lamtumirë marrëveshjes ekzistuese për kontrollin e armëve atomike mes SHBA e Rusisë (INF). E ardhmja e Europës bëhet me këtë hap më e errët. Tani mund të fillojë një garë e re e rrezikshme. Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga traktati dhjetëra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte një kategori të tërë armësh nukleare, Moska bëri dhe ajo të njëjtë gjë. Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të nisë punën për zhvillimin e kapaciteteve të reja të raketave bërthamore dhe supersonike. I firmosur nga SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik në 1987-tën, traktati i ndalonte të dy vendeve përdorimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. “Partneret tanë amerikanë njoftuan se do ta anulojnë pjesëmarrjen e tyre, ndaj dhe ne po anulojmë tonën. Megjithatë të gjitha propozimet tona në këtë drejtim mbeten si gjithmonë në tryezë, ndërsa dyert e bisedimeve i kemi të hapura”, tha Putin. “Gjatë viteve të fundit, kemi parë se partnerët tanë nuk po i përkrahin iniciativat tona”, u shpreh shefi i Kremlinit. “Përkundrazi, vazhdimisht kanë nxjerrë pretekste për të dëmtuar sistemin global të sigurisë”, ka shtuar ai. Për Evropën kjo është një çështje tepër e rëndësishme, sepse pezullimi i Marrëveshjes INF mund të rihapë një garë të re për armatime në Evropë. Ekspertët ushtarakë mendojnë se vetëm me këtë marrëveshje mund të ruhet balanca e sigurisë. Shumë vende në Europë i tremben një gare të re armatimi mes Moskës dhe Uashingtonit. Por qëndrimet nuk janë të njëjta: Vendet europianolindore dhe balltike ndjehen të kërcënuara nga Rusia e dyshojnë në gatishmërinë për mbrojtje të fqinjëve perëndimorë. Ministri i Jashtëm polak, Jacek Czaputovcz tha për revistën Spiegel, se është në interes të Europës të ketë të stacionuara raketa dhe trupa amerikane në kontinent. Por ministri i Jashtëm gjerman, është kundër këtij stacionimi. Po ashtu që në Gjermani të stacionohen sërish raketa atomike. Lufta e Ftohtë ka marrë fund, tha ai i pyetur, nëse në Europë po përsëritet historia. Përgjigjet e asaj kohe janë shumë të papërshtatshme për sfidat e sotme. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehet në një linjë me Maas. Në një intervistë të tij ai u shpreh, se aleanca nuk synon të stacionojë armë të reja atomike tokësore në Europë. Sidoqoftë, me këtë kurs politikanët botërorë që aktualisht janë në fuqi i lenë gjeneratave të ardhshme një botë vërtet të frikshme. Shumë në Europë nuk ndjehen të kërcënuar, dhe as që e kanë përfytyrimin se ç'do të thotë luftë. Por shanset se kjo do të mbesë kështu janë përkeqësuar me daljen e SHBA nga marrëveshja INF. Njeriu është harrues, kjo vlen edhe për kombet e presidentët. Rusia dhe SHBA duhet të kujtojnë me urgjencë, se me çfarë loje tmerrësisht shkatërruese po luajnë aktualisht.