Gjermania pohon dështimin e politikave të BE ndaj emigrantëve
Ministri i brendshëm i Gjermanisë ka pohuar se Bashkimi Evropian në lidhje me çështjen e emigrantëve, ka dështuar në mënyrë katastrofale.
Kanli NTV i Gjermanisë njoftoi se Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kapitenës së anijes gjermane për shpëtimin e emigrantëve në Itali dhe ka thënë: “Skandali më i madh i kësaj çështjeje është ky që Bashkimi Evropian në politikën e refugjatëve dhe emigrantëve, ka dështuar në mënyrë katastrofale”.
Disa ditë më parë kapitenja e anijes humanitare gjermane Carole Rackette ishte arrestuar nga autoritetet italiane për shkak se siç thuhet kishte hyrë pa leje në ujërat e Italisë.
Heiko Maas, ministri i punëve të jashtme dhe autoritetet e tjera të Gjermanisë e kanë dënuar këtë veprim të autoriteteve të Italisë. Autoritetet e Bashkimit Evropian gjatë viteve të fundit janë përballur me mosmarrëveshje serioze në lidhje me mekanizmin e ndarjes proporcionale të emigrantëve.