Rusia filloi manovrat në Detin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89288-rusia_filloi_manovrat_në_detin_e_zi
Ushtria ruse ka nisur manovrat e saj ushtarake në Detin e Zi, ku zhvillohet edhe manovra e NATO-s, e quajtur Sea Breeze, njoftoi shërbimi për shtyp i Flotës ruse të Detit të Zi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 05, 2019 15:50 Europe/Tirane
  • Rusia filloi manovrat në Detin e Zi

Ushtria ruse ka nisur manovrat e saj ushtarake në Detin e Zi, ku zhvillohet edhe manovra e NATO-s, e quajtur Sea Breeze, njoftoi shërbimi për shtyp i Flotës ruse të Detit të Zi.

Manovrat e ushtrisë ruse përfshijnë rreth një duzinë anije, duke përfshirë anijet amfibe Azov dhe Cesar Kunikov, anijet raketahedhëse Orekhovo-Zuevo dhe Mirazh, si dhe luftanijet Ivanovets, Naberejni Tchelni dhe R- 60. Faza përfundimtare do të përfshijë zjarrin e raketave dhe artilerisë. Ndërkohë, manovrat ushtarake të Ukrainës dhe SHBA-së të koduara Sea Breeze 2019 po zhvillohen nga 1 deri në 12 korrik në Detin e Zi. Ato përfshijnë 30 anije, 30 avionë dhe më shumë se 900 ushtarakë nga vendet e NATO-s, si dhe aleatët e tyre, Emiratet e Bashkuara Arabe, Suedia, Moldavia dhe Gjeorgjia. Ministria e Jashtme ruse i ka përshkruar manovrat si përpjekje për të destabilizuar situatën në rajon.