Putin fajëson NATO-n për shkatërrimin e Libisë
Presidenti rus Vladimir Putin tha se aleanca ushtarake e NATO-s, e udhëhequr nga SHBA, duhet të fajësohet për shkatërrimin e Libisë, duke paralajmëruar se gjendja po përkeqësohet, ndërsa gjithnjë e më shumë militantë po lëvizin nga Siria në Libi.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin italian Giuseppe Conte në Romë, Putin tha se është e rëndësishme të kujtojmë se si ka ndodhur kaosi në Libi. "A ju kujtohet se kush e shkatërroi Libinë? Ishte një vendim i NATO-s. Ishin avionët evropianë që bombarduan Libinë", tha ai. Putin tha se "është e nevojshme të ndalohet gjakderdhja dhe të fillohet dialogu sa më shpejt që të jetë e mundur ". "Unë nuk mendoj se Rusia duhet të jetë kontribuesi kryesor në zgjidhjen e konfliktit. Le t'i pyesim ata që krijuan problemin, "shtoi ai. Putin gjithashtu shprehu shqetësimin në lidhje me shkuarjen e terroristëve në Libi nga provinca veriperëndimore e Sirisë, Idlib, një situatë që ai e përshkroi si "shumë kërcënuese".