Reagimi i Moskës ndaj bllokimit të anijes iraniane në Gjibraltar
Ministria e jashtme e Rusisë ka dënuar bllokimin dhe konfiskimin e anijes iraniane në ngushticën e Gjibraltarit.
Ministria e jashtme e Rusisë konfiskimin e kësaj anije e ka cilësuar në kundërshtim me deklaratën e BE lidhur me ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Ne bllokimin e anijes iraniane me naftë në ngushticën e Gjibraltarit e konsiderojmë veprim tendencioz për të përkeqësuar situatën në Iran dhe në Siri, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Rusisë. Qëndrimet e mbajtura nga autoritetit e Anglisë dhe të Amerikës menjëherë pas bllokimit të anijes tregon ndërhyrjen e tyre dhe programimin e mëparshëm të kësaj ngjarjeje. Një anije iraniane me naftë është bllokuar nga forcat detare të Anglisë ditën e enjte. Qeveria e Gjibraltarit ka deklaruar se naftëmbajtësja Grace 1 po transportonte naftë për në Siri dhe kjo bie ndesh me sanksionet e Evropës kundër Sirisë.