Reagimi i Moskës ndaj bllokimit të anijes iraniane në Gjibraltar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89295-reagimi_i_moskës_ndaj_bllokimit_të_anijes_iraniane_në_gjibraltar
Ministria e jashtme e Rusisë ka dënuar bllokimin dhe konfiskimin e anijes iraniane në ngushticën e Gjibraltarit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 06, 2019 05:27 Europe/Tirane
  • Reagimi i Moskës ndaj bllokimit të anijes iraniane në Gjibraltar

Ministria e jashtme e Rusisë ka dënuar bllokimin dhe konfiskimin e anijes iraniane në ngushticën e Gjibraltarit.

Ministria e jashtme e Rusisë konfiskimin e kësaj anije e ka cilësuar në kundërshtim me deklaratën e BE lidhur me ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Ne bllokimin e anijes iraniane me naftë në ngushticën e Gjibraltarit e konsiderojmë veprim tendencioz për të përkeqësuar situatën në Iran dhe në Siri, thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria e jashtme e Rusisë. Qëndrimet e mbajtura nga autoritetit e Anglisë dhe të Amerikës menjëherë pas bllokimit të anijes tregon ndërhyrjen e tyre dhe programimin e mëparshëm të kësaj ngjarjeje. Një anije iraniane me naftë është bllokuar nga forcat detare të Anglisë ditën e enjte. Qeveria e Gjibraltarit ka deklaruar se naftëmbajtësja Grace 1 po transportonte naftë për në Siri dhe kjo bie ndesh me sanksionet e Evropës kundër Sirisë.