Autoritetet amerikane marrin në pyetje volejbollistët iranianë
Sportistët e ekipit kombëtar të Iranit në volejboll të cilët kanë udhëtuar në SHBA për të marrë pjesë në fazën finale të Ligës së Kombeve në Çikago, gjatë hyrjes në aeroportin e këtij qyteti, përgjatë katër orë janë marrë në pyetje nga autoritetet e sigurisë dhe policia amerikane.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Amir Khoshkhabar, përgjegjësi i ekipit kombëtar të Iranit në volejboll, ditën e hënë ka thënë: "Federata e Volejbollit të Iranit i ka dërguar një letër Federatës Botërore të Volejbollit dhe ka deklaruar protestën zyrtare në lidhje me mënyrën e trajtimit të ekipit kombëtar të Iranit në volejboll nga ana e autoriteteve amerikane.
Amerika si një vend pretendues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, edhe vitin e kaluar ka treguar sjellje të njëjtë ndaj ekipit kombëtar iranian të volejbollit.