Pelosi kritikon Donald Trump
Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Amerikës ka kritikuar ashpër vendimin e presidentit të Amerikës për futjen e anketës së shtetësisë në formularin e numërimit të qytetarëve të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, duke kritikuar ashpër vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për futjen e anketave përkatëse me shtetësinë amerikane në formularin e numërimit të popullsisë së këtij vendi në vitin 2020, deklaroi: “Trump synon ta shndërrojë Amerikën përsëri në një vend të të bardhëve”.
Nancy Pelosi shtoi: “Futja e këtij anketimi për shtetësinë e Amerikës në formularin e numërimin e popullsisë së Amerikës në vitin 2020, në fund do të bëhet shkak që minoritetet raciste të mos numërohen në numërimin e popullsisë së Amerikës dhe në këtë mënyrë këto plane të përgjithshme për ligjvënie do të rezultojnë në interes të republikanëve”.
Nancy Pelosi theksoi: “Republikanët dëshirojnë të jenë të sigurt se në këtë proces do të numërohen qytetarët dhe individët e veçantë, veprim ky që me të vërtetë është i turpshëm”.