Pekini irritohet nga Uashingtoni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89384-pekini_irritohet_nga_uashingtoni
Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve ushtarake në Taivan, në vlerë prej 2.2 miliardë dollarësh, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Pekinit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 09, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Pekini irritohet nga Uashingtoni

Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e pajisjeve ushtarake në Taivan, në vlerë prej 2.2 miliardë dollarësh, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Pekinit.

Departamenti autorizoi shitjen e mundshme të 108 tankeve Abrams, 250 raketave Stinger dhe të pajisjeve të tjera, si dhe njoftoi Kongresin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të anulojnë shitjen, duke thënë se Pekini e kundërshton fuqishëm këtë veprim. Kina e konsideron Taivanin si një provincë renegatë dhe kurrë nuk ka hequr dorë nga përdorimi i mundshëm i forcës, për të rifituar kontrollin e ishullit. Zyra e Presidentit të Tajvanit shprehu mirënjohje për Qeverinë e SHBA-së, për shitjen e armëve. “Taivani do t’i përshpejtojë investimet në mbrojtje dhe do të vazhdojë të thellojë lidhjet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet me ide të ngjashme”, tha zëdhënësi. Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara në muajt e fundit, për shkak të tregtisë dhe asaj që Uashingtoni e konsideron si militarizim të Kinës në Detin e Kinës Jugore.