Raporti i Huffington Post mbi ultimatumin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89392-raporti_i_huffington_post_mbi_ultimatumin_e_iranit
Revista Huffington Post në një artikull të saj thotë se ultimatumi bërthamor i Iranit nuk është një kërcënim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2019 03:08 Europe/Tirane
  • Raporti i Huffington Post mbi ultimatumin e Iranit

Revista Huffington Post në një artikull të saj thotë se ultimatumi bërthamor i Iranit nuk është një kërcënim.

Revista Huffington post në një artikull të shkruar nga Lucana Bursati dhe të titulluar “ Afrimi i Ultimatumit të Iranit, me të vërtetë është një kërcënim”, përmend deklaratat e funksionarëve iraniane mbi shtimin e nivelit të gradës së pasurimit të uraniumit dhe thotë: Shtimi i gradës së pasurimit deri në 5% është nivel i ndryshëm me gradën 20% me të cilin punon reaktori studimor i Teheranit dhe duhet thënë se deri në gradën 90% që është i nevojshëm për prodhimin e bombës atomike, ka një distancë tepër të madhe. Megjithatë Evropa vendimin e Iranit, i cili ishte parashikuar në marrëveshjen bërthamore, e ka quajtur kërcënim. Kjo është në kohën kur kërcënimeve të presidentit Amerikan Donald Trump kundër Iranit nuk i kushtohet vëmendje që është faktori kryesor i krijimit të krizave dhe tensioneve në rajon. Bursati i cili ka qenë gazetar i agjencisë Ansa të lajmeve në Itali, gjithashtu ka qenë edhe në Teheran. Ai shkruan: Ndoshta deklaratat e disa prej zyrtarëve ushtarakë të Iranit mund të duken si kërcënime, mirëpo nuk duhet harruar fakti se Irani për 40 vite me radhë ka ndjerë rreziqe dhe në vitin 1980 është sulmuar nga Sadam Huseini i cili kishte mbështetjen e vendeve arabe dhe të disa vendeve perëndimore, në vitin 1988 është sulmuar avioni civil iranian me 290 udhëtarë në bord nga një anije amerikane dhe ndjen rrezikun e shitjes së madhe të armatimeve nga Amerika për disa vende arabe të gjirit Persik. Të tilla kërcënime kundër Iranit nuk janë ndaluar dhe ndërprerë kurrë. Mund të kuptohet se përse Irani jashtë kufijve të tij ka ndërmarrë hapa strategjikë në mbështetje të Hamasit dhe Hezbullahut. Mirëpo fjala kërcënim nuk mund të përdoret lidhur me programin bërthamor të Iranit se jo vetëm autoritet iraniane por edhe ANEA për shumë vite me radhë kanë konfirmuar karakterin paqësor dhe jo ushtarak të programit bërthamor të Iranit. Në vazhdim të raportit thuhet se Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik me anë të një dekreti fetar e ka shpallur të ndaluar prodhimin e bombës atomike dhe sipas shkrimtarit një gjë e tillë duke pasur parasysh praninë ushtarake të Amerikës në rajon dhe reagimin e Izraelit, konsiderohet një vetëvrasje. Ulja e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore më shumë lidhet me kërkesën e Iranit për palën evropiane që kjo e fundit të zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe distanca mes goditjes së marrëveshjes dhe shkatërrimit të plotë të saj me tërheqjen e Iranit nga marrëveshja bërthamore, është tepër e madhe. Evropa në këtë mes duhet të aktivizohet dhe të hapë një kanal diplomatik. Mirëpo në këtë mes lind pyetja se Evropa dot ë jetë në gjendje të veprojë dhe më në fund INSTEX do të vihet në funksion apo jo? Evropa kritikon Iranin për ngritjen e nivelit të gradës së pasurimit të uraniumit në një kohë kur ajo nuk ka zbatuar zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore.