Donald Trump vazhdon me qëndrimet e tij anti-iraniane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89393-donald_trump_vazhdon_me_qëndrimet_e_tij_anti_iraniane
Presidenti amerikan pa përmendur daljen e njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, duke reaguar ndaj shtimit të gradës së pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit, ka përsëritur pretendimet e tij të mëparshme dhe ka thënë: Ata bëjnë mirë të jenë shumë të kujdesshëm.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2019 03:08 Europe/Tirane
  • Donald Trump vazhdon me qëndrimet e tij anti-iraniane

Presidenti amerikan pa përmendur daljen e njëanshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, duke reaguar ndaj shtimit të gradës së pasurimit të uraniumit nga ana e Iranit, ka përsëritur pretendimet e tij të mëparshme dhe ka thënë: Ata bëjnë mirë të jenë shumë të kujdesshëm.

Donald Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me sheik Tamim bin Hamd al Thani emiri i Katarit, lidhur me ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit në Iran ka përsëritur qëndrimet e tij të mëparshme dhe tha se do ta shikojmë se çfarë do të ndodhë me Iranin. Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimit konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani më 8 maj 2018, njëkohësisht me përvjetorin e tërheqjes së jashtëligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe në reagim ndaj moszbatimit të zotimeve nga pala evropiane, në përputhje me paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore mori vendim për uljen e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Në fazën e parë të uljes së zotimeve Irani ka shtuar nivelin e prodhimit të uraniumit të pasuruar ndërsa në fazën e dytë Irani njoftoi ngritjen e gradës së pasurimit të uraniumit, vendim që u mor pas 60 ditësh që Irani i kishte dhënë afat Evropës për zbatimin e zotimeve të saj.