Zarf me plumb sërish për ministrin Salvini
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89424-zarf_me_plumb_sërish_për_ministrin_salvini
Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini, kërcënohet përsëri nga persona ende të paidentifikuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 11, 2019 10:32 Europe/Tirane
  • Zarf me plumb sërish për ministrin Salvini

Ministri i brendshëm italian Matteo Salvini, kërcënohet përsëri nga persona ende të paidentifikuar.

Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 22 mlm ishte adresuar ministrit, njëherësh zëvendës kryeministrit italian.

Zarf i dyshimtë u sekuestrua në shërbimin postal të komunës Sesto Fiorentino në provincën e Firences.

Plumbi ishte i mbështjellë nga një letër alumini e zarfi është marrë për t"u analizuar nga policia.

"Mbi 100 kërcënime me vdekje kam marrë që nga dita kur u bëra ministër", ka komentuar ministri Salvini.

"Është e qartë se fjalët e urrejtjes shprehur nga një tip i majtë, bindin disa mendje të sëmura, por që natyrisht nuk më trembin. Përkundrazi më japin më forcë për të luftuar kriminelë të çdo tipi,"-ka deklaruar ai.

Pak muaj më parë një tjetër zarf  me fjalë kërcënuese ku deklaronin se ishin shqiptarë  i është adresuar ministrit Salvini. Por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi zbardhjen e autorëve të letrës kërcënuese.