Nigeri: të shtëna me armë zjarri ndaj përkrahësve të klerikut Zekzaki
(last modified Fri, 12 Jul 2019 05:51:32 GMT )
Korrik 12, 2019 07:51 Europe/Tirane
  • Nigeri: të shtëna me armë zjarri ndaj përkrahësve të klerikut Zekzaki

Në protestat e organizuara nga përkrahësit e klerikut të njohur Ibrahim Zekzaki, lideri i lëvizjes islamike në Nigeri, janë përdorur armë zjarri nga forcat e sigurimit.

Forcat e sigurisë në Nigeri për të shpërndarë protestuesit përkrahës të klerikut Zekzaki ndaj tyre kanë qëlluar me armë zjarri dhe gaz lotsjellës. Forcat e Nigerisë gjithashtu kanë arrestuar disa protestues në Aboxha kryeqytetin e Nigerisë. Djali e sheik Zekzaki, liderit të lëvizjes islamike në Nigeri, njoftoi përkeqësimin e gjendjes fizike të këtij kleriku të njohur nigerian. Sheik Zekzaki u plagos në një sulm të ushtrisë ndaj shtëpisë së tij dhe ndaj një xhamie të shiitëve në qyteti Zaria në veri të Nigerisë. Ushtria nigeriane atë e plagosi rëndë dhe gjatë kësaj ngjarjeje humbën jetën 347 persona mes tyre 3 djemtë e Zekzakit. Djali i sheik Zekzaki i cili më herët ishte arrestuar së bashku me të atij e tij, në një intervistë dhënë kanalit Press Tv ka thënë se babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë fizike për shkak të plagëve të marra dhe për shkak të torturave të vazhdueshme që ushtrohen ndaj tij. Lëvizja islamike e Nigerisë thotë se pengesat e krijuara për dhënien e ndihmës mjekësore për sheik Zekzakin është kulmi i padrejtësisë, sidomos në kohën kur ai mbahet i burgosur pa asnjë akuzë dhe pa asnjë proces gjyqësor. Kjo lëvizje theksoi se pengesat e krijuara për dhënien e ndihmës mjekësore për sheik Zekzaki tregon qëllimet e caktuara të qeverisë së Nigerisë.

 

 

Tags