Putin mirëpret propozimin e presidentit të ri të Ukrainës për negociata
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89459-putin_mirëpret_propozimin_e_presidentit_të_ri_të_ukrainës_për_negociata
Putin tha se gjasat janë shumë të vogla që bisedimet të zhvillohen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ukrainë në fund të korrikut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2019 10:52 Europe/Tirane
  • Putin mirëpret propozimin e presidentit të ri të Ukrainës për negociata

Putin tha se gjasat janë shumë të vogla që bisedimet të zhvillohen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ukrainë në fund të korrikut.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se është i gatshëm për bisedime me presidentin e ri ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, rreth zgjidhjes së konfliktit të përgjakshëm në lindje të Ukrainës.

Putin të enjten iu përgjigj propozimit të Zelenskiyit për të biseduar me ndërmjetësimin udhëheqësve të SHBA-ve, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, duke shtuar se ai është i hapur për ide të tilla. Por, Putin tha se gjasat janë shumë të vogla që bisedimet të zhvillohen para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Ukrainë në fund të korrikut.

Zelenskiy i cili mori detyrën në maj, premtoi se do t’i jap fund konfliktit të armatosur me separatistët në lindje, ku nga viti 2014 u vranë mbi 13 mijë njerëz.

Propozimi i Zelenskiyt mund të lidhet me bisedimet e paqes në kryeqytetin e Bjellorusisë në Minsk të mbajtura në 2014 dhe 2015, kur zyrtarët ukrainas zhvillonin bisedime me udhëheqësit e separatistëve me ndërmjetësimin e Rusisë, Francës dhe Gjermanisë.