Kina sfidon presionet e SHBA kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89462-kina_sfidon_presionet_e_shba_kundër_iranit
Zyrtarët e lartë të qeverisë amerikane janë të bindur se Kina ka sfiduar sanksionet e SHBA kur ka importuar më shumë se një milion fuçi naftë të papërpunuar iraniane muajin e kaluar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 12, 2019 16:49 Europe/Tirane
  • Kina sfidon presionet e SHBA kundër Iranit

Zyrtarët e lartë të qeverisë amerikane janë të bindur se Kina ka sfiduar sanksionet e SHBA kur ka importuar më shumë se një milion fuçi naftë të papërpunuar iraniane muajin e kaluar.

Departamenti amerikan i Shtetit kishte konsideruar dhënien e një përjashtimi nga sanksionet duke u lejuar kompanive kineze të marrin naftë iraniane si pagesë për investimet e tyre në një fushë iraniane të naftës, por kjo ide ishte braktisur. Neokonët e administratës amerikane tani po i shtyjnë Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione sekondare ndaj subjekteve kineze, gjë që do të komplikonte bisedimet tregtare midis dy vendeve dhe do të përkeqësonte marrëdhëniet e tyre. Në qershor, një cisternë që transportonte deri në një milion fuçi naftë iraniane u ankorua në afërsi të qytetit port të Kingdaos, duke shkaktuar ankesa nga ligjvënësit republikanë, të cilët i kërkuan Trump që të rriste presionin ndaj Kinës. Kina njoftohet gjithashtu ka marrë një dërgesë të dytë të naftës iraniane majin e kaluar. Kjo ishte një ngarkesë prej 2 milionë fuçi naftë, e cila u shkarkua në  portin Tianjin. Në të vërtetë, sfidimi i vazhdueshëm i Kinës duket se po minon pretendimin e administratës Trump se përpjekjet e saj për të gjunjëzuar Iranin janë duke funksionuar. Kina ka deklaruar vazhdimisht se nuk do t'u nënshtrohet sanksioneve të SHBA-së kundër Iranit.