May dënon deklaratat e Trumpit kundër kongresisteve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89547-may_dënon_deklaratat_e_trumpit_kundër_kongresisteve
Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, e kritikoi presdentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit iu bëri thirrje disa kongresisteve demokrate me ngjyrë që "të kthehen në shtëpitë e tyre".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 16, 2019 08:21 Europe/Tirane
  • May dënon deklaratat e Trumpit kundër kongresisteve

Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, e kritikoi presdentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pasi ky i fundit iu bëri thirrje disa kongresisteve demokrate me ngjyrë që "të kthehen në shtëpitë e tyre".

May tha se fjalët e Trumpit janë "krejtësisht të papranueshme", transmetoi zëdhënësi i saj. Trump tha përmes disa postimeve në Twitter se gratë "kanë ardhur nga vendet, qeveritë e të cilave janë një katastrofë totale". Ai iu referua katër kongresisteve - tri nga të cilat kanë lindur në SHBA, ndërsa një ka shkuar si fëmijë refugjat. Kandidatët demokratë për president i cilësuan deklaratat e tij si raciste dhe përçarëse, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Republikane qëndruan të heshtur. Kongresistet Aleksandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar e quajtën presidentin racist dhe u mbështetën nga anëtarë të Partisë Demokratike. Përkundër kritikave, Trump, të hënën, iu bëri thirrje vetë grave që të kërkonin falje.