OKB reagon ndaj kufizimeve të vendosura për diplomatët iranianë
Veprimi i Amerikës në vendosjen e kufizimeve për diplomatët iranian në Nju Jork është përballur me reagimin e OKB.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Farhan Hak, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, ditën e hënë ka kritikuar vendosjen e kufizimeve nga ana e Amerikës për vizitën e Muhamed Xhavad Zarif, ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe gjithashtu ndaj diplomatëve të përfaqësisë së Iranit në OKB dhe deklaroi: "Kemi kumtuar shqetësimet tona për qeverinë e Amerikës si mikpritëse".
Farhan Hak shtoi: "Sekretaria e OKB duke u informuar për kufizimet e parapara nga Amerika për punonjësit e përfaqësisë diplomatike të Republikës Islamike të Iranit në Nju Jork, po zhvillon kontakte me përfaqësinë diplomatike të Amerikës në OKB në kuadër të përpjekjeve për të kumtuar shqetësimet për vendin mikpritës".
Sekretari amerikan i shtetit ditën e diele gjatë një deklarate në kundërshtim të plotë me normat diplomatike, bëri të ditur vendosjen e kufizimeve për ministrin e punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës së tij në Nju Jork.
Pompeo pohoi: "Amerikanët janë të shqetësuar për ndikimin e vizitave të punës së ministrit të jashtëm të Iranit mbi opinionin publik të Amerikës dhe të botës".