Ushtria egjiptiane tejkalon Izraelin dhe Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89564-ushtria_egjiptiane_tejkalon_izraelin_dhe_turqinë
Sipas renditjes së Global Fire Power (GFP), ushtria egjiptiane sapo ka kaluar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin në mbrojtjen ajrore dhe forcat raketore me 1,100 raketa-hedhës dhe kështu bëhet fuqia e pestë më e madhe në botë në fushën e raketave balistike, raportoi faqja e internetit të Jforum në një artikull kushtuar fuqisë ushtarake të Kajros.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2019 18:14 Europe/Tirane
  • Ushtria egjiptiane tejkalon Izraelin dhe Turqinë

Sipas renditjes së Global Fire Power (GFP), ushtria egjiptiane sapo ka kaluar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin në mbrojtjen ajrore dhe forcat raketore me 1,100 raketa-hedhës dhe kështu bëhet fuqia e pestë më e madhe në botë në fushën e raketave balistike, raportoi faqja e internetit të Jforum në një artikull kushtuar fuqisë ushtarake të Kajros.

Egjipti renditej si fuqia e 10-të ushtarake në botë në 2018, dhe këtë vit, sipas GFP, forcat e armatosura egjiptiane ranë në vendin e 12-të. Megjithatë, kjo renditje e përgjithshme nuk duhet të errësojë përparimet e bëra nga mbrojtja anti-ajrore, Forcat Ajrore dhe të marinës egjiptiane. Forcat e Mbrojtjes Ajrore të SHBA renditen në vendin e gjashtë, prapa Egjiptit, me 1,056 sisteme raketore, ndërsa Turqia renditet e 12-ta me 350 bateri dhe Izraeli renditet i 26-ti me vetëm 150 bateri. Egjipti ka tejkaluar edhe Izraelin dhe Turqinë në forcën ajrore. Ai renditet  i 9-ti në botë me 1,092 avionë, ndërsa Turqia është në vendin e 10-të me 1,067 avionë dhe Izraeli i 18-ti me 595 avionë. Në lidhje me forcat detare, Egjipti është gjithashtu një hap përpara Izraelit dhe Turqisë, duke pasur 319 pajisje detare, çka e vendos atë në vendin e gjashtë në botë, ndërsa Turqia zë vendin e 12-të me 194 pajisje detare. Izraeli është në pozitën e 37-të me 65 pajisje detare, sipas renditjes së GFP.