Protesta kundër Brexit në Londër
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89667-protesta_kundër_brexit_në_londër
Kundërshtarët e Brexit janë mbledhur në Londër për të protestuar kundër daljes nga BE.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 21, 2019 07:46 Europe/Tirane
  • Protesta kundër Brexit në Londër

Kundërshtarët e Brexit janë mbledhur në Londër për të protestuar kundër daljes nga BE.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, protesta kundër Brexit në Londër është quajtur “ Manifestimi për ndryshim” dhe në të është shprehur kundërshtimi me daljen nga BE. Protestat janë organizuar në kohën e mbajtjes së votimeve të brendshme në partinë në pushtet për zëvendësimin e kryeministres Theresa May. Për këtë post garojnë Boris Johnson ish ministër i jashtëm dhe Jeremy Hunt ministri aktual i jashtëm i Britanisë së madhe. Theresa May ka dhënë dorëheqje pasi në disa përpjekje për miratimin e marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit për zbatimin e procesit Brexit ka dështuar, proces që është shtyrë deri më 31 tetor 2019. Nëse Anglia nuk zgjidh problemet mbi marrëveshjen për Brexit me BE, atëherë ekziston mundësia e largimit të saj pa ndonjë marrëveshje.