Vizita e Zarif në Bolivi, destinacioni i fundit në Amerikën Latine
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89741-vizita_e_zarif_në_bolivi_destinacioni_i_fundit_në_amerikën_latine
Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit në fazën e fundit të turneut të tij në Amerikën Latine, ka arritur në shtetin e Bolivisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2019 04:32 Europe/Tirane
  • Vizita e Zarif në Bolivi, destinacioni i fundit në Amerikën Latine

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit në fazën e fundit të turneut të tij në Amerikën Latine, ka arritur në shtetin e Bolivisë.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e martë ka arritur në Bolivi për t’u takuar dhe biseduar me autoritetet e këtij vendi dhe në aeroportin e qytetit Santa Cruz u mirëprit nga Carmen Amendras, zv/ministri i punëve të jashtme të Bolivisë. Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë kësaj vizite u takua dhe zhvilloi bisedime me Evo Morales, presidentin e Bolivisë, Diego Pary, ministrin e punëve të jashtme dhe me funksionarë të tjerë të këtij vendi. Shqyrtimi i çështjeve përkatëse me marrëdhëniet bilaterale mes Republikës Islamike të Iranit dhe shtetit të Bolivisë, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, ishin temat më të rëndësishme gjatë takimeve të ministrit të jashtëm iranian me funksionarët e Bolivisë. Vizita e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Amerikën Latine u krye për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të grupit NAM. Kjo vizitë dhe takimet që ai ka patuar janë zhvilluar në nivelin e OKB dhe në takimin e këshillit ekonomiko-social të kësaj organizate. Irani ka ndërmarrë një diplomaci aktive he kjo tregon se përpjekjet e Uashingtonit për të izoluar Teheranin jo vetëm që kanë dështuar por janë bërë shkak për aktivizimin akoma më të madh të Iranit në arenën ndërkombëtare dhe përballjen me unilaterizmin amerikan. Intervistat dhe takimet e ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit bëhen në kushtet kur Uashingtoni është munduar të bllokojë aktivitetin e delegacionit diplomatik të Iranit dhe të sfidojë punën e këtij delegacioni. Mirëpo takimet e shefit të diplomacisë iraniane treguan të kundërtën dhe dëshmuan për fuqinë diplomatike të Iranit. Kulmi i kësaj fuqi u vu re në mesazhin e John Bolton këshilltarit për siguri kombëtare në Amerikë, drejtuar presidentit Donald Trump. Bolton praninë e shefit të diplomacisë iranian pranë Nikolas Maduro në Karakas e ka quajtur të njëjtë me praninë e Zarif në shtëpinë e tij në Teheran. Fjalimi i Zarif në takimin e Nju Jorkut dhe deklarata e tij në takimin e grupit NAM të përbërë nga 120 vende të botës, që është grupi më i madh pas OKB, i ka dhënë akoma më shumë rëndësi vizitës së Zarif në Amerikën Latine. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin e ministrave të jashtëm të grupit NAM në Karakas, theksoi se politike unilaterale e Amerikës është sfida më e madhe me të cilën përballen të gjitha vendet e grupit NAM dhe shtoi se është e nevojshme që vendet anëtare të qëndrojnë të bashkuar për tu përballur me kërcënime dhe theksoi se nëse nuk do ta bëjmë këtë atëherë të gjithë do të jenë humbës. Irani dhe vendet e Amerikës Latine edhe pse kanë distancë të largët gjeografike, kanë shumë të përbashkëta dhe lidhje ekonomike, politike dhe kulturore. Në këtë mënyrë lidhjet e Iranit me vende si Venezuela dhe Kuba të cilët kanë pikëpamje anti-imperialiste dhe i afrohen Iranit për nga qëndrimet politike, janë lidhje të gjera. Irani në kuadër të politikës për zgjerimin e marrëdhënieve rajonale dhe ndër-rajonale i kushton rëndësi marrëdhënieve të tij me vendet e Amerikës Latine. Në këtë kuadër mund të analizohen edhe rezultatet e vizitës së Muhamed Xhavad Zarif në vendet e Amerikës Latine.