Fjalimi i parë i Boris Johnson si kryeministër i Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89751-fjalimi_i_parë_i_boris_johnson_si_kryeministër_i_britanisë
Boris Johnson mbajti fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe nga Buckingham Palace.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 24, 2019 21:20 Europe/Tirane
  • Fjalimi i parë i Boris Johnson si kryeministër i Britanisë

Boris Johnson mbajti fjalimin e parë si kryeministër i Britanisë së Madhe nga Buckingham Palace.

Johnson tha se: "Flamuri i bashkimit qëndron për lirinë, fjalën e lirë ... sundimin e ligjit dhe mbi të gjitha demokracinë. Prandaj do të dalim nga BE më 31 tetor". Kryeministri i ri shtoi se zgjedhja për t'u larguar ishte një "vendim themelor" i popullit britanik, por gjithashtu tha se dëshiron që këta njerëz tashmë të ndjehen pjesë e Britanisë së Madhe. Më vonë pritet të shpallë postet më të larta të kabinetit. Ai pritet të rrisë numrin e grave në pozita në kabinet dhe të rrisë përfaqësimin e pakicave etnike. Pas fitores, Johnson tha se prioritetet e tij ishin jetësimi i BREXIT-it, bashkimi i vendit dhe mundja e liderit laburist, Jeremy Corbyn. Sidoqoftë, sfida e Johnson është e vështirë. Ai nuk ka shumicë në dhomën e komunëve. Nuk ka mandat nga publiku pasi për të vendosën anëtarët e partisë konservatore. Ai përballet me probleme në të gjitha drejtimet, duhet të zgjidhë pazëllin e BREXIT-it me BE-në skeptike dhe një parti të ndarë, por duhet që në të njëjtën kohë të përpiqet të adresojë edhe problemet e mëdha në vend. Ish-kryebashkiaku i Londrës fitoi kundër sekretarit të jashtëm Jeremy Hunt marrë 66.4% të votave. Ndërsa vazhdojnë bisedimet mes Hunt dhe Johnson për rolin e ardhshëm të sekretarit të jashtëm.