Kryeministri i ri anglez dhe ndryshimet qeveritare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89759-kryeministri_i_ri_anglez_dhe_ndryshimet_qeveritare
Boris Johnson vjen në Downing Street si kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, duke marrë kështu stafetën nga Theresa May. Lideri i ri konservator, e merr detyrën pas një takimi me mbretëreshën në Buckingham Palace, e pas kësaj pritet shpallja e emrave që do të përbëjnë kabinetin e tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 25, 2019 08:25 Europe/Tirane
  • Kryeministri i ri anglez dhe ndryshimet qeveritare

Boris Johnson vjen në Downing Street si kryeministër i ri i Britanisë së Madhe, duke marrë kështu stafetën nga Theresa May. Lideri i ri konservator, e merr detyrën pas një takimi me mbretëreshën në Buckingham Palace, e pas kësaj pritet shpallja e emrave që do të përbëjnë kabinetin e tij.

Burime pranë Johnson, thonë se ekipi i tij do të reflektojë Britaninë moderne. Ai do të shfrytëzojë mundësinë e rritjes së numrit të femrave në kabinet dhe të përfaqësimit të minoriteteve etnike po ashtu. Johnson fitoi një ditë më parë garën me sekretarin e jashtëm Jeremy Hunt, në një votim të anëtarësisë së konservatorëve. Pas fitores, Johnson tha se prioritetet e tij ishin jetësimi i BREXIT-it, bashkimi i vendit dhe mundja e liderit laburist, Jeremy Corbyn. Një tjetër vendim i rëndësishëm me të cilin ai përballet, është të zgjedhë personin që do të marrë në ngarkim thesarin pasi kancelari Philip Hammond kishte sinjalizuar më herët qëllimet e tij se do të dorëhiqej nëse Johnson do të bëhej lider. Sidoqoftë, sfida e Johnson është e vështirë. Ai nuk ka shumicë në dhomën e komunëve. Nuk ka mandat nga publiku pasi për të vendosën anëtarët e partisë konservatore. Ai përballet me probleme në të gjitha drejtimet, duhet të zgjidhë çështjen e BREXIT-it me BE-në skeptike dhe një parti të ndarë, por duhet që në të njëjtën kohë të përpiqet të adresojë edhe problemet e mëdha në vend.