Sekretarit Guterres i kërkohet të shqyrtojë situatën e sheik Zekzaki
(last modified Thu, 25 Jul 2019 06:25:37 GMT )
Korrik 25, 2019 08:25 Europe/Tirane
  • Sekretarit Guterres i kërkohet të shqyrtojë situatën e sheik Zekzaki

Në kushtet kur sheik Zekzaki, lideri i lëvizjes islamike në Nigeri, ndodhet në gjendje kritike shëndetësore, 52 intelektualë dhe mendimtarë me anë të një letre dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, atij i kanë kërkuar ndihmë për të nxjerrë sheik Zezkaki dhe bashkëshorten e tij Malima Zejnat nga Nigeria dhe për t’i kuruar atë jashtë shtetit.

Djali e sheik Zekzaki, liderit të lëvizjes islamike në Nigeri, njoftoi përkeqësimin e gjendjes fizike të këtij kleriku të njohur nigerian. Sheik Zekzaki u plagos në një sulm të ushtrisë ndaj shtëpisë së tij dhe ndaj një xhamie të shiitëve në qyteti Zaria në veri të Nigerisë. Ushtria nigeriane atë e plagosi rëndë dhe gjatë kësaj ngjarjeje humbën jetën 347 persona mes tyre 3 djemtë e Zekzakit. Djali i sheik Zekzaki i cili më herët ishte arrestuar së bashku me të atij e tij, në një intervistë dhënë për mediat ka thënë se babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë fizike për shkak të plagëve të marra dhe për shkak të torturave të vazhdueshme që ushtrohen ndaj tij. Lëvizja islamike e Nigerisë thotë se pengesat e krijuara për dhënien e ndihmës mjekësore për sheik Zekzakin është kulmi i padrejtësisë, sidomos në kohën kur ai mbahet i burgosur pa asnjë akuzë dhe pa asnjë proces gjyqësor. Kjo lëvizje theksoi se pengesat e krijuara për dhënien e ndihmës mjekësore për sheik Zekzaki tregon qëllimet e caktuara të qeverisë së Nigerisë. Kohët e fundit shumë aktivistë britanikë janë mbledhur në Londër kryeqytetin e Anglisë në mbështetje të sheik Ibrahim Zekzaki kryetar i lëvizjes islamike të Nigerisë dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Duke mbajtur pankarta në duar, protestuesit dhe aktivistët anglezë kanë kërkuar lirimin e sheik Zekzaki nga autoritete e Nigerisë dhe kanë bërë publike përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të tij. Sipas të dhënave nga Nigeria, gjendja shëndetësore e sheik Zekzaki është tepër e rëndë për shkak të plagëve që ai ka marrë gjatë sulmit të forcave ushtarake të Nigerisë në vitin 2015 në shtëpinë e tij. sheik Zekzaki, në sulmin e përgjakshëm të forcave të Nigerisë në qytetin Zaria pjesë e provincës Kaduna u plagos rëndë dhe u arrestua. Edhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut HRW ka kërkuar lirimin e kreut të lëvizjes islamike të Nigerisë së bashku me bashkëshorten e tij d.m.th. Sheik Zekzaki. Sipas informacioneve më të fundit djali i sheik Zekzaki, liderit të lëvizjes islamike në Nigeri, njoftoi përkeqësimin e gjendjes fizike të këtij kleriku të njohur Nigerian dhe për këtë HRW ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Myslimanët e Nigerisë me anë të një peticioni dërguar OKB, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të sheik Zekzakit dhe kanë dhënë ultimatum për 1 javë kohë. Shumë myslimanë të Nigerisë të mbledhur në Aboxha kryeqytetin e këtij vendi kanë paralajmëruar qeverinë se do të përballet me pasoja në rast se nuk liron brenda një jave sheik Zekzakin liderin e lëvizjes islamike të këtij vendi. Ata gjithashtu kërkuan që ushtria dhe forcat e sigurimit të Nigerisë të heqin dorë nga aktet e dhunshme dhe çnjerëzore dhe të lirojnë pa kushte sheik Zekzakin. Nga ana e saj lëvizja islamike e Nigerisë ka thënë do të organizojë protesta në rast se qeveria nuk merr masa dhe nuk zbaton kërkesat e kësaj lëvizjeje brenda afatit të caktuar. Populli i Nigerisë prej kohësh organizon protesta në mbështetje të sheik Zekzakit dhe me kërkesën për lirimin e liderit të myslimanëve shiitë i cili mbahet në burg. Këto protesta zhvillohen në kohën kur shumë organe të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar mbi gjendjen e rëndë të liderit të lëvizjes islamike të Nigerisë, Sheik Zekzaki. Megjithatë policia e Nigerisë dhe organet juridike, nuk i kushtojnë vëmendje kërkesave legjitime të popullit në protestat që zhvillohen anë e mbanë vendit.

Tags