Maas: Gjermania nuk i bashkohet politikës së presioneve maksimale kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89802-maas_gjermania_nuk_i_bashkohet_politikës_së_presioneve_maksimale_kundër_iranit
Heiko Maas, ministër i jashtëm i Gjermanisë ka thënë se Berlini nuk i bashkohet politikës së Uashingtonit për presione maksimale kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2019 16:37 Europe/Tirane
  • Maas: Gjermania nuk i bashkohet politikës së presioneve maksimale kundër Iranit

Heiko Maas, ministër i jashtëm i Gjermanisë ka thënë se Berlini nuk i bashkohet politikës së Uashingtonit për presione maksimale kundër Iranit.

Qeveria amerikane me gjithë kundërshtimin e partnerëve evropianë u largua nga marrëveshja bërthamore dhe ndërmori politikën e presioneve maksimale kundër Iranit, politikë e cila mbështetet vetëm nga regjimi sionist dhe Arabia Saudite. Heiko Maas lidhur me bashkimin e Gjermanisë në koalicionin evropian lidhur me kalimin e anijeve nga ngushtica e Hormuzit ka thënë: Gjermania do të marrë vendimin përkatës për këtë rast vetëm kur të qartësohen qëllimet e këtij plani. Sipas shefit të diplomacisë gjermane, vendimi përfundimtar për këtë rast do të merret nga parlamenti gjerman.