Bolivia synon blerjen e dronëve iranianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89806-bolivia_synon_blerjen_e_dronëve_iranianë
Një prej gazetave angleze duke folur mbi zhvillimet në fushën ushtarake njoftoi se gjatë vizitës së ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Bolivi ku janë nënshkruar disa amendamente bashkëpunimi, Bolivia ka shprehur interesimin për blerjen e dronëve iranianë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 26, 2019 16:37 Europe/Tirane
  • Bolivia synon blerjen e dronëve iranianë

Një prej gazetave angleze duke folur mbi zhvillimet në fushën ushtarake njoftoi se gjatë vizitës së ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit në Bolivi ku janë nënshkruar disa amendamente bashkëpunimi, Bolivia ka shprehur interesimin për blerjen e dronëve iranianë.

Gazeta angleze Gines, shkruan se pas takimeve mes delegacioneve të Iranit dhe Bolivisë kjo e fundit është shprehur e interesuar për blerjen e dronëve iranianë. Digeo Pery, ministër i jashtëm i Bolivisë njoftoi se gjatë takimit mes ministrit të jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe presidentit të Bolivisë Evo Morales, janë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi sidomos në fushën e shkëmbimeve universitare dhe të teknologjisë sidomos në fushën mbrojtëse. Ky funksionar i lartë i Bolivisë gjithashtu njoftoi hapjen e departamentit të kërkimeve dhe hulumtimeve në teknologjinë nano në universitet EMI, si dhe shkëmbimin e studentëve të nivelit master apo atë pas universitar. Pery deklaroi: gjatë muajve të ardhshëm mes ministrave të dy  vendeve do të vazhdojnë kontaktet me qëllim që Bolivia të mund të marrë dronët iranianë, të cilët do të përdoren për tu përballur me trafikun e drogës. Bolivia ishte një prej vendeve të vizituara nga ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, gjatë turneut të tij në Amerikën Latine.