Përmbytje në Indi, humbin jetën 127 persona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89815-përmbytje_në_indi_humbin_jetën_127_persona
Si pasojë vërshimeve dhe përmbytjeve në Indi, rreth 8 milionë njerëz kanë mbetur pa strehë dhe 127 persona kanë humbur jetën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2019 14:31 Europe/Tirane
  • Përmbytje në Indi, humbin jetën 127 persona

Si pasojë vërshimeve dhe përmbytjeve në Indi, rreth 8 milionë njerëz kanë mbetur pa strehë dhe 127 persona kanë humbur jetën.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se vërshimi i lumenjve dhe përmbytjet në shtetin Bihar në lindje të Indisë, kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe 8.3 milionë njerëz kanë mbetur pa shtëpi ndërsa 127 persona kanë humbur jetën.

Si pasojë e kësaj katastrofe natyrore dëmet më të madha janë shkaktuar në rajonin Sianamara ku kanë humbur jetën 37 persona.

Burimet lokale bëjnë të ditur se ekipet emergjente po vazhdojnë t'u dalin në ndihmë banorëve të goditur nga përmbytjet.

Vlen të theksohet se përmbytjet janë shkaktuar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut në Napal dhe ngritja e nivelit të ujit në disa rajone.