Mbështetësi i grupit terrorist MEK kërcënon Eropën
Korrik 29, 2019 07:48 Europe/Tirane
Avokati i presidentit amerikan, ka kërcënuar vendet evropiane për shkak të bashkëpunimit të tyre me Iranin.
Rudy Giuliani, ka paralajmëruar evropianët për pasojat e tregtisë së tyre me Iranin dhe ka thënë se vendet evropiane do të pendohen në rast se vazhdojnë këtë bashkëpunim. Giuliani gjithashtu ka përdorur një ton të ashpër kundër ish presidentit amerikan Barack Obama, duke pretenduar se veprimet e sotme të Iranit janë për shkak të veprimtarisë së tij në të kaluarën. Rudy Giulinai është një prej figurave më të afërta me grupin terrorist MEK dhe një prej personave që vazhdimisht merr pjesë në takimet e këtij grupi terrorist dhe gjithmonë flet kundër Iranit.
Tags