Rinisin bisedimet e Astanasë, bashkëpunon edhe Iraku
Takimi i 13-të i bisedimeve të Astanasë kushtuar Siri ka nisur punimet në Kazakistan me pjesëmarrjen edhe të Irakut.
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Vatan shtyp i Sirisë , e cila thotë se delegacioni sirian në këto bisedime kryesohet nga Bashar Xha’afari përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB. Takimi organizohet në qytetin Nursulltan kryeqytet i Kazakistanit. Në raundin e ri të bisedimeve në Astana do të analizohet zhvillimet më të fundit në Idlib, veprimet dhe vendim për të ngritur besimin e palëve dhe masat për nxitjen e procesit politik në Siri, si dhe nisja e punës së komiteti për hartimin e kushtetutës. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Bisedimet në Astana janë zhvilluar në mënyrë paralele me bisedimet e paqes në Gjenevë, që sponsorizohen nga OKB-ja.