Wendy Sherman kritikon qeverinë Trump për sanksionimin e Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89938-wendy_sherman_kritikon_qeverinë_trump_për_sanksionimin_e_zarif
Ish funksionarja e Departamentit Amerikan të Shtetit ka kritikuar qeverinë Trump për shkak të sanksionimit të ministrit të jashtëm të Iranit dhe ka thënë se sanksionimi i Muhamed Xhavad Zarif dëmton procesin e diplomacisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 01, 2019 03:27 Europe/Tirane
  • Wendy Sherman kritikon qeverinë Trump për sanksionimin e Zarif

Ish funksionarja e Departamentit Amerikan të Shtetit ka kritikuar qeverinë Trump për shkak të sanksionimit të ministrit të jashtëm të Iranit dhe ka thënë se sanksionimi i Muhamed Xhavad Zarif dëmton procesin e diplomacisë.

Wendy Sherman, në një cicërim të saj në Twitter ka thënë: Vendimi i qeverisë Trump për sanksionimin e Muhamed Xhavad Zarif, nuk ndihmon aspak procesin e negociatave dhe të diplomacisë. Departamenti Amerikan i Thesarit i cili është kthyer në dhomën e luftës ekonomike të Amerikës kundër Iranit, ka sanksionuar ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif. Në justifikimin e këtij veprimi, ky organ ka pretenduar se ministri i jashtëm iranian është sanksionuar pasi ndjek dhe bindet direkt dhe indirekt tek lideri suprem i revolucionit islamik. Steven Mnuchin, sekretari amerikan i thesarit ka thënë: Zarif zbaton të gjitha urdhrat e liderit të Iranit dhe është zëdhënësi kryesor i shtetit iranian në të gjithë botën. Zarif duke reaguar ndaj sanksionimit të tij, u është drejtuar autoriteteve amerikane duke thënë: Ju falënderoj që më konsideroni rrezik të madh që ndalon zbatimin e qëllimeve dhe programet tuaja.