Reagimi i Guterres ndaj largimit të SHBA nga traktati INF
(last modified Fri, 02 Aug 2019 17:45:32 GMT )
Gusht 02, 2019 19:45 Europe/Tirane
  • Reagimi i Guterres ndaj largimit të SHBA nga traktati INF

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht nga një marrëveshje bërthamore me Rusinë, duke shtuar frikën për një garë të re armatimesh.

Traktati për forcat bërthamore me rreze të mesme INF ishte nënshkruar nga presidenti amerikan, Ronald Reagan dhe lideri sovjetik Mikhail Gorbacov në 1987. Ai ndalonte raketat me rreze veprimi nga 500 deri në 5500 km. Por, më herët këtë vit, SHBA dhe NATO akuzuan Rusinë se ka shkelur traktatin duke prodhuar një lloj të ri rakete Cruiz, që Moska e ka mohuar. Amerikanët thonë se kanë prova se Rusia ka zhvilluar një numër raketash 9M729, të njohura nga NATO si SSC-8. Kjo akuzë më pas u mbështet edhe nga aleatët e NATO-s. Presidenti Donald Trump, njoftoi në shkurt se SHBA do të tërhiqej nga pakti nëse Rusia nuk do të bashkëpunonte dhe vendosi si ultimatum 2 gushtin. Presidenti rus, Vladimir Putin, pezulloi edhe angazhimet e tij ndaj traktatit, menjëherë pas kësaj. “Një pengesë e çmuar e luftës bërthamore është humbur” – paralajmëroi sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres. Analistët druajnë tani se kolapsi i marrëveshjes historike do të çojë në një garë të re armatimesh mes SHBA, Rusisë dhe Kinës.

 

Tags