Gjermania nuk përkrah veprimet armiqësore të SHBA ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i89980-gjermania_nuk_përkrah_veprimet_armiqësore_të_shba_ndaj_iranit
Gjermania nuk do të bëhet pjesë e misionit të SHBA në Ngushticën e Hormuzit. Ky refuzim vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan ndihmë para pak ditëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2019 16:33 Europe/Tirane
  • Gjermania nuk përkrah veprimet armiqësore të SHBA ndaj Iranit

Gjermania nuk do të bëhet pjesë e misionit të SHBA në Ngushticën e Hormuzit. Ky refuzim vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan ndihmë para pak ditëve.

Janë disa vende të Bashkimit Europian që e mbështesin idenë e SHBA-së për të shoqëruar anijet në Ngushticën e Hormuzit. Kjo ide u mor si provokim nga ana e Iranit. Gjithashtu Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj ministrit të Jashtëm iranian, Zarif. Sipas këtyre sanksioneve, bllokohen të gjitha asetet që ministri Zarif disponon në SHBA. Ministri Zarif deklaroi se sanksionet ndaj tij janë vendosur pasi ai është një kërcënim ndaj axhendës së SHBA. Ndërkohë, Ministria e Jashtme gjermane tha se vendimi i qeverisë amerikane për të sanksionuar ministrin e jashtëm të Iranit ishte i pasaktë dhe tha se do të vazhdojë bashkëpunimin diplomatik me z. Zarif. "Ministrat e jashtëm të Francës, Britanisë dhe Gjermanisë janë në kontakt të rregullt me z. Zarif dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë", thuhet në deklaratën e MPJ të Gjermanisë.