Pranga pilotëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90005-pranga_pilotëve
Dy pilotët e linjës ajrore “United Airlines” u arrestuan pasi dështuan në testin e alkoolit para fluturimit për në Nju Jork.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 04, 2019 16:15 Europe/Tirane
  • Pranga pilotëve

Dy pilotët e linjës ajrore “United Airlines” u arrestuan pasi dështuan në testin e alkoolit para fluturimit për në Nju Jork.

Burrat e moshës 45 dhe 61 vjeç nuk janë dënuar ende, por po qëndrojnë në paraburgim. Ata u arrestuan në aeroportin e Glasgow të martën rreth orës 7:35 të mëngjesit. Pritej që të bënin një fluturim dhe të zbrisnin në Newark rreth orës 09:00,  por u anulua. “United Airlines” thanë në një deklaratë sigurie se prioriteti i tyre mbeten gjithmonë pasagjerët dhe ekuipazhi. “Ne mbajmë punëtorët tanë në standard të larta dhe jemi striktë, nuk kemi asnjë tolarancë për alkoolin. Ata pilotë janë hequr menjëherë nga shërbimi jonë dhe po bashkëpunojmë me autoritetet lokale. Në këtë moment, po punojmë që të bëjmë udhëtimin sa më shpet të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.