Tjetër sulm terrorist në Afganistan
Të paktën 14 persona janë vrarë dhe më shumë se 140 kanë mbetur të plagosur pas një sulmi kamikaz në Kabul në Afganistanit.
Shpërthimi përpara stacionit të policisë kryeqytetase u mor përsipër nga militantët talibanë. Makina-bombë u aktivizua rreth orës 9 paradite teksa po kalonte një postbllok të autoriteteve vendore. Sipas dëshmitarëve, vala e shpërthimit ishte e fortë saqë theu xhamat e vitrinave të dyqaneve në një distancë rreth një kilometër nga vendngjarja. Një re masive tymi mbuloi të gjithë qytetin. Sulmi pasoi thirrjen një ditë më parë të Talibanit për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale të planifikuara në fundin e shtatorit, në të kundërt kërcënoi me sulme edhe në tubimet elektorale. Sulmet thuajse të përditshme me bombë të martën kishin si objektiv nëpunësit e Ministrisë së Brendshme, duke vrarë pesë prej tyre që po udhëtonin brenda një automobili. Kombet e Bashkuara informojnë se në muajin korrik gjetën vdekjen ose u plagosën më shumë se 1,500 civilë, një nga bilancet më të rënda mujore që nga viti 2017.