Kina i kërkon SHBA të ndalë shantazhimin e të tjerëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90074-kina_i_kërkon_shba_të_ndalë_shantazhimin_e_të_tjerëve
Kina ka kritikuar SHBA-të për paralajmërimin e Pekinit për mbështetjen e tij për Venezuelën, duke i kërkuar Uashingtonit të ndalojë veprimet e tij të shantazhimit në të gjithë botën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2019 17:17 Europe/Tirane
  • Kina i kërkon SHBA të ndalë shantazhimin e të tjerëve

Kina ka kritikuar SHBA-të për paralajmërimin e Pekinit për mbështetjen e tij për Venezuelën, duke i kërkuar Uashingtonit të ndalojë veprimet e tij të shantazhimit në të gjithë botën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, i bëri komentet të mërkurën në një deklaratë në reagim ndaj një paralajmërimi të këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton se Kina dhe Rusia duhet të ndalojnë biznesin e tyre me qeverinë e presidentit Nicolas Maduro në Karakas. "Kina i kërkon SHBA-së ... t'i lërë njerëzit e Venezuelës të vendosin të ardhmen e tyre dhe menjëherë të ndalojnë veprimet e shantazhimit dhe presioneve ndaj vendeve të tjera në çdo cep të botës" shtoi ajo. Zëdhënësja kineze i përshkroi deklaratat e John Bolton si "një ndërhyrje e dëshpëruar në punët e brendshme të Venezuelës". "Ne po u dërgojmë një sinjal palëve të treta që duan të bëjnë biznes me regjimin e Maduros: të vazhdojë me kujdes ekstrem," tha Bolton në një samit për Venezuelën në kryeqytetin peruan Lima.