Financieri i Trump vret veten në qelinë e burgut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90117-financieri_i_trump_vret_veten_në_qelinë_e_burgut
Financieri amerikan, Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh, është vetëvrarë në qelinë e tij të burgut në Manhatan, ku edhe mbahej.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 10, 2019 17:38 Europe/Tirane
  • Financieri i Trump vret veten në qelinë e burgut

Financieri amerikan, Jeffrey Epstein, i akuzuar për abuzime seksuale, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik minorenësh, është vetëvrarë në qelinë e tij të burgut në Manhatan, ku edhe mbahej.

Lajmi është dhënë nga mediat amerikane që saktësojnë se milioneri, ka varur veten. Trupi pajetë i Epstein u gjet mëngjesin e të shtunës, rreth orës 7.30 minuta. Financieri ishte nën vëzhgim pas 23 korrikut të shkuar, kur u gjet në dysheme në gjendje kritike, me lëndime në qafë. Në orët e fundit ishin publikuar dokumentat e hetimit në të cilat përshkruheshin aktivitetet e paligjshme në të cilët ishte përfshirë Epstein, me shumë detaje tronditëse dhe të sikletshme për zakonet seksuale të financierit. Qindra fletë janë bazuar në dëshmitë e disa viktimave, mbi të gjithë të Virxhinia Tobert Giufre që ka akuzuar financierin se e kishte shndërruar në një skllave seksuale që kur ishte 14 vjeç. Menaxhues i fondeve të besimit, 66 vjeçari, mik i të pasurve dhe të fuqishmëve si ish presidenti Bill Klinton dhe ai aktual Donald Trump, ishte arrestuar në mes të korrikut Nju Jork nën akuzën për trafik seksual.