Ukraina proteston për praninë e Putinit në Krime
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90136-ukraina_proteston_për_praninë_e_putinit_në_krime
Prania e presidentit rus në gadishullin e Krimesë shkaktoi një protestë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 11, 2019 21:10 Europe/Tirane
  • Ukraina proteston për praninë e Putinit në Krime

Prania e presidentit rus në gadishullin e Krimesë shkaktoi një protestë nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte shkuar në qendrën Sevastopol të Krimesë për një festival, por Ministria e Jashtme e Ukrainës protestoi të dielën për praninë e Putinit në këtë ngjarje, duke pretenduar se masa e presidentit rus ishte një shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ministria e Jashtme e Ukrainës në një deklaratë tha se Krimea është pjesë e territorit të saj. Putini ishte i pranishëm në Krime si mysafir nderi dhe televizioni shtetëror rus tregoi fotografi të tij. Gadishulli i Krimesë votoi në një referendum në vitin 2014 për tu ndarë me Ukrainën dhe bashkuar Rusinë. Referendumi i gadishullit të Krimesë dhe aneksimi i tij në territorin rus, shkaktuan tensione në marrëdhëniet e Moskës me perëndimin.