Transferimi i forcave amerikane nga Gjermania në Poloni, është shkelje
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90150-transferimi_i_forcave_amerikane_nga_gjermania_në_poloni_është_shkelje
Kreu i konferencës së sigurisë në Munih, transferimin e forcave amerikane nga Gjermania në Poloni e konsideroi shkelje të politikave të NATO-s.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 12, 2019 07:55 Europe/Tirane
  • Transferimi i forcave amerikane nga Gjermania në Poloni, është shkelje

Kreu i konferencës së sigurisë në Munih, transferimin e forcave amerikane nga Gjermania në Poloni e konsideroi shkelje të politikave të NATO-s.

Wolfgang Ischinger, duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të ambasadorit amerikan në Berlin, Rixhard Grenell, në një intervistë për agjencinë Bildt ka thënë: Ky veprim është një lloj shkeljeje që bie ndesh me politikat e NATO-s kundrejt Rusisë. Georgette Mosbacher ambasador i Amerikës në Poloni gjithashtu në një cicërim në Twitter ka thënë: Polonia e ka shtuar buxhetin ushtarak deri në 2% ndërkohë që Berlini deri tani nuk e ka bërë këtë veprim. Disa vende të Evropës Lindore si Polonia dhe Letonia pas aneksimit të Krimesë me Rusinë në vitin 2014, për të parandaluar veprime të ngjashme kanë shtuar shpenzimet e tyre ushtarake deri në 2% të PBB. Në këto kushte Amerika ka kërkuar që edhe Gjermania të veprojë në të njëjtën mënyrë. Autoritetet e Gjermanisë kanë kundërshtuar ashpër qëndrimet e ambasadorit amerikan në Berlin për transferimin e trupave amerikane në Poloni.