Sheik Zekzaki dhe familja e tij shkojnë në Indi
(last modified Tue, 13 Aug 2019 17:17:06 GMT )
Gusht 13, 2019 19:17 Europe/Tirane
  • Sheik Zekzaki dhe familja e tij shkojnë në Indi

Lideri i lëvizjes islamike në Nigeri i cili sapo është liruar nga ushtria e këtij vendi, ka shkuar së bashku me familjen e tij në Indi.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Ahad sipas të cilës sheik Zekzaki është futur në Indi së bashku me familjen e tij, ku ai pritet të kurohet në një spital të Indisë. Vlen të theksohet se disa ditë më parë gjykata e Nigerisë për shkak të përkeqësimit të gjendjes fizike dhe shëndetësore të sheik Zekzaki ka dhënë urdhër për lirimin e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Tags