Trump: Nëse është e nevojshme, ne largohemi edhe nga OBT
Presidenti amerikan ka kërcënuar se në rast se ndryshimet e kërkuara prej tij në OBT nuk realizohen, ekziston mundësia që Amerika të largohet nga kjo organizatë.
Donald Trump ka pretenduar se OBT ka keqpërdorur Amerikën. Nëse është e nevojshme Uashingtoni do të largohet dhe tërhiqet nga OBT, ka thënë në fjalën e tij presidenti amerikan. Qeveria amerikane deri tani është larguar nga shumë marrëveshje dhe traktate dypalëshe dhe ndërkombëtare mes tyre tërheqja nga UNESCO, traktati për ndryshimin e ambientit të Parisit, marrëveshja bërthamore dhe INF. Richard Haas kreu i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës ka thënë se politika e jashtme e Trump është bazuar në largimin dhe tërheqjen e nga organizatat dhe akordet ndërkombëtare. Këto veprime të Trump janë kritikuar vazhdimisht nga Bashkësia Ndërkombëtare.