Trump: Nëse është e nevojshme, ne largohemi edhe nga OBT
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90187-trump_nëse_është_e_nevojshme_ne_largohemi_edhe_nga_obt
Presidenti amerikan ka kërcënuar se në rast se ndryshimet e kërkuara prej tij në OBT nuk realizohen, ekziston mundësia që Amerika të largohet nga kjo organizatë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Gusht 14, 2019 05:24 Europe/Tirane
  • Trump: Nëse është e nevojshme, ne largohemi edhe nga OBT

Presidenti amerikan ka kërcënuar se në rast se ndryshimet e kërkuara prej tij në OBT nuk realizohen, ekziston mundësia që Amerika të largohet nga kjo organizatë.

Donald Trump ka pretenduar se OBT ka keqpërdorur Amerikën. Nëse është e nevojshme Uashingtoni do të largohet dhe tërhiqet nga OBT, ka thënë në fjalën e tij presidenti amerikan. Qeveria amerikane deri tani është larguar nga shumë marrëveshje dhe traktate dypalëshe dhe ndërkombëtare mes tyre tërheqja nga UNESCO, traktati për ndryshimin e ambientit të Parisit, marrëveshja bërthamore dhe INF. Richard Haas kreu i këshillit për marrëdhëniet me jashtë të Amerikës ka thënë se politika e jashtme e Trump është  bazuar në largimin dhe tërheqjen e nga organizatat dhe akordet ndërkombëtare. Këto veprime të Trump janë kritikuar vazhdimisht nga Bashkësia Ndërkombëtare.