Ilhan Omar: Veprimi izraelit është një fyerje për vlerat demokratike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90226-ilhan_omar_veprimi_izraelit_është_një_fyerje_për_vlerat_demokratike
Ilhan Omar, një demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së, pasi regjimi sionist ndaloi hyrjen e saj në territoret e okupuara palestineze, tha se veprimet e Izraelit ishin një fyerje për vlerat demokratike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2019 04:37 Europe/Tirane
  • Ilhan Omar: Veprimi izraelit është një fyerje për vlerat demokratike

Ilhan Omar, një demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së, pasi regjimi sionist ndaloi hyrjen e saj në territoret e okupuara palestineze, tha se veprimet e Izraelit ishin një fyerje për vlerat demokratike.

Një grup anëtarësh demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve janë paralajmëruar nga kryeministri Beniamin Netanjahu të mos udhëtojë në Palestinën e okupuar dhe të mos vizitojnë xhaminë al-Aksa pasi do të pengohet vizita e tyre kryesisht e "Ilhan Omar" dhe "Rashida Talib" dy anëtarë të Kongresit. Karl Bildt Kryetari i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, të enjten në një mesazh në Twitter shkroi: "kurrë më parë nuk ka ndodhur që një kryetar demokrat të kërkojë parandalimin e vizitave të përfaqësuesve nga Kongresi." Jerry Nadaler, kryetari i Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, gjithashtu dënoi vendimin e regjimit sionist për të ndaluar vizitat e dy anëtarë të Kongresit në Kods. "Ilhan Omar" dhe "Rashida Talib" nuk do të lejohen të hyjnë në Kods për shkak të mbështetjes së tyre për lëvizjen izraelite të bojkotimit BDS, tha kryeministri izraelit. Zyrtarët sionistë nuk kanë njoftuar ende zyrtarisht ndalimin e Ilhan Omar dhe Rashida Talib, por Presidenti i SHBA Donald Trump thuhet se ka nxitur Netanjahun të ndalojë dy kritikët e politikave të tij që të vizitojnë territoret e okupuara dhe Kudsin. Ilhan Omar dhe Rashida Talib vazhdimisht kanë kritikuar qëndrimet e Trump qw janë në mbështetje të krimeve të regjimit Sionist.