Pelosi kritikon vendimin e izraelit ndaj dy kongresmeneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i90270-pelosi_kritikon_vendimin_e_izraelit_ndaj_dy_kongresmeneve
Kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi ka kritikuar vendimin e regjimit sionist për të ndaluar futjen e dy kongresmeneve në territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 18, 2019 06:14 Europe/Tirane
  • Pelosi kritikon vendimin e izraelit ndaj dy kongresmeneve

Kryetarja e Kongresit amerikan, Nancy Pelosi ka kritikuar vendimin e regjimit sionist për të ndaluar futjen e dy kongresmeneve në territoret e pushtuara palestineze.

Nancy Pelosi në një intervistë për Associated Press shkruan se Donald Trump presidenti Amerikës dhe Beniamin Netanjahu kryeministri i regjimit janë dy faktorët kryesor që pengojnë futjen e kongresmeneve amerikane në territoret e pushtuara. Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu, tha se ndalimi i një vizite të kongresisteve demokrate të SHBA-së, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar kishte për qëllim t’i parandalonte ato të dëmtonin Izraelin. “Sidoqoftë, itinerari tregoi se qëllimi i vetëm i grave të kongresit ishte të dëmtonin Izraelin”, shtoi kryeministri izraelit. Më herët, Izraeli njoftoi se do të ndalojë një vizitë të dy kongresisteve amerikane, Rashida Tlaib dhe Ilhan Omar, të cilat planifikuan të vizitojnë Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. “Vendimi është marrë, atyre nuk u lejohet të hyjnë”, tha zëvendës-ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Hotovely për Reshet Bet Radio. Presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte sugjeruar më parë Izraelit të mos lejojë vizitën nga Tlaib dhe Omar, dy gratë e para myslimane të zgjedhura në Kongres dhe anëtare të Partisë Demokratike. “Do të tregonte dobësi të madhe nëse Izraeli do të lejonte vizitën e Omar dhe Tlaib . Ato e urrejnë Izraelin dhe tërë popullin hebre. Nuk ka asgjë që mund të thuhet, ose të bëhet, për të ndryshuar mendjen e tyre. Ilhan Omar, një demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së, pasi regjimi sionist ndaloi hyrjen e saj në territoret e okupuara palestineze, tha se veprimet e Izraelit ishin një fyerje për vlerat demokratike. Një grup anëtarësh demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve janë paralajmëruar nga kryeministri Beniamin Netanjahu të mos udhëtojë në Palestinën e okupuar dhe të mos vizitojnë xhaminë al-Aksa pasi do të pengohet vizita e tyre kryesisht e "Ilhan Omar" dhe "Rashida Talib" dy anëtarë të Kongresit.